Një pjesë e furrave të Shkupit gjatë ditëve të kaluara kanë bërë presion mbi një zinxhir më të vogël të marketeve të Shkupit për të ofruar bukë të bardhë dhe gjysmë të bardhë prej 450 gramësh me çmime të vjetra, pra shumë më të larta se çmimi aktual i ngrirë prej 33 denarë.
Sipas informacioneve që morëm nga tregu, pronarë të disa furrave i kanë bindur pronarët që të vazhdojnë ta marrin bukën dhe ta shesin me çmimin e vjetër, duke shprehur besimin se nëse tregu gjobitet nga inspektimet, furra do të paguajë gjobën./Lajmi i plotë.