Deponia e Strugës u shndërrua në temë kryesore në punën e Kuvendit. Gjatë diskutimit të raporteve vjetore të institucioneve shtetërore, deputeti i VMRO-DPMNE-së Ilija Dimovski, në fjalim procedural kërkoi nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferri, që të marrë informata nga Qeveria në lidhje me djegien e deponisë në qytetin e Strugës dhe të caktojë seancë urgjente.
“Është mirë që Parlamenti në afat sa më të shkurtër, pas një, dy ose pesë ditësh, se ndoshta ka nevojë për më shumë kohë për tu mbledhur të dhënat dhe informatat. Por në afat sa më të shkurtër duhet të zhvillojë debat qoftë një ditor për problemin akut të deponisë në Strugë dhe të sjellë përfundime”, deklaroi Dimovski.
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferri tha se çështja me deponinë e Strugës është me të vërtetë problem akut që duhet të diskutohet, por se fillimisht duhet të plotësohen kushtet në bazë të rregullores që ai të mund ta caktojë atë.
“Lidhur me temën që e nisët. Të gjithë përfshirë këtu edhe mua dhamë mbështetje për idenë se ka nevojë për diskutim lidhur me këtë temë, po një gjë e tillë duhet bërë në një procedurë adekuate, dhe pikë. Për këto gjëra më nuk kam nevojë të diskutoj me askënd”, tha Xhaferi.
Kryeparlamentari Xhaferri tha se edhe vetë deputetët e VMRO-DPMNE-së mund të mbledhin informatat e duhura, përmes së cilave mund të bëjnë kërkesë për caktimin e seancës urgjente. Në mbështetje të një seance të tillë dolën edhe deputetët e LSDM-së.
Mefail Ismaili/strong>
Dimovski për deponinë: Qytetarët e Strugës po… by tvshenjaofficial