Nevojitet harmonizim i partive politike në Kuvend për procedurat e domosdoshme për zgjedhje të suksesshme të anëtarëve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), bëri apel sot në konferencë për shtyp kryetari i Komisionit për zgjedhje dhe emërime Ilija Dimovski.
Sipas tij, në procedurën për zgjedhje të KSHZ-së ekzistojnë tre situata ku duhet pajtueshmëri politike sepse, siç tha, bëhet fjalë për procedurë të komplikuar të cilën grupet parlamentare në Kuvendin e RM-së duhet të përfundojnë me sukses.
“Krahas këtyre fazave për marrjen e vendimit për shpalljen e konkursit që kanë përfunduar, pasojnë faza që duhet me kujdes të zbatohen. faza e parë është përcaktimi i listës së pastruar të kandidatëve, gjegjësisht të aplikuesve të cilët i përmbushin kushtet. Këtë duhet ta bëjë Komisioni për Çështje zë Zgjedhjeve dhe Emërimeve ku, siç e dini, se është Komision i udhëhequr nga ana e opozitës, por ka edhe shumicë të komplikuar, ndërsa këto janë gjashtë anëtarë të VNMRO-DPMNE-së, gjashtë anëtarë të LSDM-së dhe një deputeti i BESE-s së Bilall Kasamit”, informoi Dimovski.
Sqaroi se pas kësaj duhet që lista të dërgohet te kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi dhe t’u kërkojë partive të parashtrojnë propozime nga kandidatët e caktuar, pastaj, tha si, pason harmonizimi i partive. Propozimet e tilla dorëzohen deri te Komisioni për Çështje dhe Emërime, ndërkaq, nga propozimet formon propozim përfundimtar dhe e dorëzon seri te Kuvendi, ndërsa pastaj Xhaferi konvokon seancë.
Sipas tij ka edhe variante të tjera ku kryetari Xhaferi mund ta kalojë atë dhe vetë ta konvokojë Komisionin. Dimovski thotë se ky variant është i komplikuar sepse nuk ka shumicë në Komision me çfarë, sipas tij, kjo është shumë e komplikuar.