Deputeti i LSDM-së, Ilija DImovski në emisionin e sontëm “Arena” në TV SHENJA ka thënë se ka dy zgjidhja për dalje nga kriza aktuale. E para sipas tij është të shpaloset marrëveshja e LSDM-së me partitë shqiptare dhe e dyta të shkohet në zgjedhje të reja parlamentare. Marrëveshja apo platforma, sipas DImovskit, duhet të publikohet me qëllim që siç u shpreh ai të shihet se kend e gënjen LSDM, shqiptarët apo maqedonasit. “Ka dy momente për daljen nga kriza. E para është nëse LSDM e nxjer në shesh platformën të cilën një herë thanë se e pranuan pastaj thanë se nuk ekziston. LSDM i gënjen ose shqiptarët, ose maqedonasit ose të dyja palët. Le të tregojnë cila është përmbajtja. Mënyra e dytë e zgjidhjes është të gjindet garanca se kuvendi do të shpërbëhet dhe të njëjtën ditë do të zgjedhim kryetarin dhe KUvendi të shpërbëhet në të njëjtën ditë”, tha Dimovski
Data 21.03.2026
Aktuale
- Krisin grushtat në kazino, një person bëhet për spital
- Nikolloski: Rritja e çmimeve të derivateve, nuk do të shkaktojë kosto shtesë në punimet infrastrukturore
- Sali: Personat me Sindromën Down nuk kanë nevojë për mëshirë, por për mundësi dhe mirëkuptim
- Kriza e naftës: A po shkon ekonomia drejt kolapsit?
- VMRO-DPMNE: Maqedonia ka çmimet më të ulëta të karburantit në rajon
- 18-vjeçari nga Shkupi gjendet pa shenja jete në Gostivar, pritet obduksioni
- Mbi 20 mijë qytetarë të Maqedonisë së Veriut, udhëtuan jashtë shtetit për fundjavën festive
- Vedat Muriqi drejt rekordit historik te Mallorca

