Qeveria dje paralajmëron se regjistrimi i popullsisë në vend nuk do të anulohet dhe se do të duhet të mbahet vitin e ardhshëm. Zaev tha se regjistrimi duhet doemos të mbahet vitin e ardhshëm, ndërsa do të realizohet sipas standardeve të Eurostat-it. Ndërsa nga opozita thonë se zgjidhja e ofruar është e dëmshme dhe joevropiane.
“Opozita ka vërejtje serioze, thelbësore dhe domethënëse ndaj Ligjit dhe konceptit për regjistrimin e ri. Nuk janë kundërshtime të vogla, përkundrazi, por janë thelbësore që regjistrimi të jetë i standardeve të BE-së dhe Eurostat-it. Vetëm një regjistrim i tillë mund të jetë një regjistrim nga i cili do të përfitojnë të gjithë”, tha deputeti i VMRO – DPMNE-së, Ilija Dimovski në Twitter.
/Alsat-M/


