Praktika e deritanishme për caktim të kryetarit të komisionit për zgjedhje dhe emërime është që ky post t’i takoj grupit më të madh parlamentare. Kështu ka thënë deputeti i VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski.
“Por nëse qëndrojnë në vendimin për të formuar ndonjë shumicë, apo edhe ndonjë Qeveri partitë tjera, pa pjesëmarrjen e partisë më të madhe parlamentare, duhet të jenë të vetëdijshëm se një veprim i tillë, do të bart pasoje politike por edhe juridike”, ka thënë Dimovski.
Ai ka shtuar se asnjëherë nuk ka ndodhur që kryetari i Komisionit për zgjedhje dhe emërim të vjen nga partia e dytë e tretë apo e katërt.