LEXO EDHE:
Aneta Dimovska nga Oda Ekonomike e Maqedonisë, në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, duke komentuar rezultatet e regjistrimit të popullsisë foli edhe për kufirin e moshës së popullsisë, duke theksuar se popullsia në vend, në krahasim me regjistrimin e mëparshëm po plaket.
“Regjistrimi i fundit, grupmosha dominuese ishte 15 deri në 19 vjeç. Ky regjistrim tregon se grupmosha dominuese është 40 deri në 44 vjeç. Popullsia jonë po plaket. Nga njëra anë do të thotë rritje e kostove në të ardhmen dhe nga ana tjetër fakti që nuk kemi popullsi të re do të thotë që në të ardhmen nuk do të ketë kush ta mbështesë, kushtimisht, këtë popullsi të vjetër“, është shprehur Dimovska./ Alsat.mk