Alsat 2019-10-28T14:26:00+01:00
Protestat e bujqve janë të motivuara dhe të organizuara politikisht. Pjesa dërmuese e kërkesave të bujqve që protestojnë tashmë janë realizuar, është shprehur ministri i bujqësisë, Trajan Dimkovski. Megjithatë, kërkesat janë relevante dhe për to mund të bisedohet në tavolinë, por për kërkesat politike fare nuk do të diskutohet, ka shtuar ministri Dimkovski.
Përveç që janë të motivuara, protestat gjithashtu edhe janë të organizuara, mendoj që vet partia politike tha se i mbështet, nuk ka dyshime rreth kësaj. Vetëm t’ju them se bujqit që jepnin deklarata, njëri për orizin e papastruar ka marrë 130 mijë denarë subvencion kurse i dyti për ruajtjen e dhenve ka marrë 194 mijë denarë, prej të cilave 64 mijë denarë për ruajtjen e prodhimtarisë organike”.
Loading…




