Alsat 2019-10-01T13:56:37+02:00
Anëtari i Komisionit për seleksionim dhe zgjedhje të punëtorëve nga Drejtoria për Siguri Kombëtare dhe Kundërzbulim në Agjencinë për Siguri Kombëtare, Trajço Dimkov sot përmes një kumtese informon se deri te kryeministri Zoran Zaev ka parashtruar dorëheqje.
Dimkov, i cili është deputet në Kuvend nga radhët e VMRO-DPMNE-së, në kumtesë thekson se ndjen detyrim ta informojë opinionin për motivet për dorëheqje, duke theksuar se për anëtar të Komisionit është zgjedhur me vendim të Qeverisë.
Ai si të diskutueshëm në të gjithë procesin e selektimit të të punësuarve i thekson edhe “kredibilitetin e vlerësuesve dhe kriteret e paqarta për vlerësim”, me çfarë sipas tij të rregulluar me subjektivitet gjatë vlerësimit, që, “seriozisht ka ndikuar në zgjedhjen e kandidatëve”.
Ai thekson se nevojiten reforma në sektorin e sigurisë të cilat “do të rezultojnë me shërbime efikase dhe profesionale”.
Loading…



