Është vështirë të kuptohet nëse Bashkimi Evropian është serioze në raport me Maqedoninë e Veriut. Kështu shprehet zëvendës kryeministri për çështje evropiane Nikolla Dimitrov. Në një intervistë për mediumin austriak, “Standard”, Dimitrov ths se janë bërë hapa të mëdhenjë në tre vitet e kaluara dhe tani parashtrohet pyetja se çfarë sinjali dërgohet deri te rajoni nëse këto përpjekje nuk njihen nga BE-ja.
Nikolla Dimitrov, zv/kryeministër
“Na kanë mbetur edhe disa ditë. Por për rajonin tonë kjo jep një sinjal shumë të keq. Ne kemi qenë vendi i parë që e nënshkroi Marrëveshjen për Stabilizim dhe Asocim me BE-në. Status kandidati kemi 15 vite. Fillimisht u bllokuam nga Greqia, por e zgjidhëm atë problem. Pastaj Franca ngriti metodologji të re për zgjerim dhe tani u paraqit problemi me Bullgarinë. Metëvërtetë është vështirë të kuptrohet nëse BE është serioze në raport me neve. Në mars të këtij viti kishte dritë jeshile nga Këshilli i BE-së dhe Bullgaria ishte pjesë e këtij konsenzusi”.
Ai shtoi se bisedimet me Sofjen do të vazhdojnë edhe më tej, por nuk do të bisedohet për atë që kush jemi dhe si flasim. Kjo sipas DImitrov, është pjesë e një procesi historik dhe jo vendim politik dhe konstaton se ato si politikan dhe funksionarë i’a kanë borxh popullit mbrojtjen e dinjitetit dhe integritetit të tyre.
Data 16.09.2026
Aktuale
- Tensioni në Hagë: Familja e Thaçit përballet me vendimin historik
- Edi Rama: Një Kryeministër për të gjithë shqiptarët në procesin gjyqësor
- Një natë para vendimit në Hagë, Kasami në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
- Mexhiti: Momenti i së vërtetës po afron – presim konfirmimin e pafajësisë për ish krerët e UÇK-së
- Mexhiti dhe Kasami: Lufta e UÇK-së ishte luftë për liri dhe dinjitet
- Gimbos i del një pamje që kishte menduar se ishte zhdukur, bëhet pjesë edhe nëna e tij – ky është reagimi i ish-banorit të Big Brotherit
- Eksperimenti revolucionar në Zvicër: Testimi i parimit të gravitetit të Ajnshtajnit
- Kallas: BE-ja po shqyrton sanksione të reja ndaj kolonëve izraelitë në Bregun Perëndimor



