29 August 2018 / 10:24
Shefi i diplomacisë maqedonase Nikolla Dimitrov , sot do të marrë pjesë në Komitetin për Punë të Jashtme të Parlamentit Europian,ku do të informoj për përgatitjet aktuale për mbajtjen e referendumit dhe për përgatitjet për skrining procesin e Komisionit Evropian.
Ndryshe, Komiteti për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian është organ i Parlamentit Evropian,ku bëjnë pjesë anëtarët e grupeve të ndryshme parlamentare të përfaqësuara në Parlamentin Evropian.
Gjatë takimit të djeshëm me zëvendës sekretaren e përgjithshëm të NATO-s, Rouz Gotomoller, Dimitrov theksoi se Maqedonia me vendosmëri shkon drejt rrugës për në NATO, rrugë e cila u projektua para 25 viteve


