Alsat 2019-10-30T12:43:49+01:00
Situatë aspak e qetë në Komisionin parlamentar për politikë të jashtme në të cilin ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov ndodhet për të dhënë raportin e tij për punën e deritanishme para deputetëve.
Pas fjalimit të gjatë rreth një ore të ministrit, në sallë u paraqit deputeti i BDI-së Artan Grubi i cili kërkoi stenogramin dhe pushim prej një ore. Kreu i Komisionit Antonio Milloshovski tha se kjo është një marrëveshje e pushtetit që të shtyhet seanca dhe Dimitrov të shpëtojë nga kritikat e opozitës. Grubi deklaroi se kjo është e drejtë e tij që ja garanton rregullorja e Kuvendit.
Debati mes deputetëve të cilët u përplasën për këtë gjë zgjati dhjetëra minuta.
Loading…



