20 August 2018 / 12:01
Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, me ftesë të sekretarit amerikan të Shtetit, Majk Pompeo, prej sot e deri më 22 gusht do të qëndrojë për vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Siç kumtoi MPJ, përveç takimit me sekretarin e Shtetit Pompeo, janë paraparë takime të ministrit Dimitrov me përfaqësues të lartë të administratës amerikane – Këshillit për siguri kombëtare, Stejt Departamentit, Kongresit, si dhe me përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe institucione të tjera në Uashington.


