Në tribunën në komunën Qendër, mbrëmë qytetarët kanë pasur mundësi të bisedojnë me kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev, kanditatët për deputetë Mila Carovska dhe Goran Misovski dhe bartësin e listës në Njesinë zgjedhore 1, Nikola Dimitrov.
Dimitrovi prezantoi një pjesë të masave konkrete nga programi i koalicionit “Mundemi”, e që kanë të bëjnë pikërisht me zgjidhjen e problemit shumëvjeçar me cilësinë e ajrit. Masat parashikojnë kontroll më rigoroz të industrisë dhe dënime të cilat duhet të rriten për trefish.
“Gjithsej 60.000 amvisëri do të marrin eko-invertorë falas që të zëvendësohet ngrohja me dru, ndërsa 100 milinë euro janë paraparë si subvencione për biznes sektorin lidhur me filtrat e tyre, por subvencione do të ketë edhe për amvisëritë”, tha Dimitrov, edhe një herë duke përkujtuar se pikërisht kjo sferë do të jetë shumë me rëndësi për negociatat aderuese me BE-në, ku do të ketë afate konkrete, por edhe përkrahje financiare për këto projekte, të parapara në programin “Mundemi”.



