Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov sot në Bruksel do të marrë pjesë në inaugurimin e grupit “Miqtë e Republikës së Maqedonisë” në Parlamentin Evropian. Grupi “Miqtë e Republikës së Maqedonisë” është grup joformal i përbërë nga deputetët e PE-së nga prejardhje të ndryshme politike, i cili në përbërje të ndryshme dhe të zgjeruar pas pushimit pothuajse prej tre viteve, e ripërtërin punën e tij. Grupi është konceptuar si forum i llojit të vet për sigurimin e përkrahjes të Republikës së Maqedonisë në aspiratat e saj evropiane dhe mbështetjen e fuqishme në rrugën e saj evropiane. Ashtu siç kumtoi MPJ, Dimitrov do të mbajë fjalim në inaugurimin në të cilin do të përqendrohet në momentin aktual në marrëdhëniet mes Bashkimit Evropian dhe Republikës së Maqedonisë. Shefi i diplomacisë do të realizojë edhe shumë takime të ndara me deputetët e Parlamentit Evropian.
Data 23.09.2025
Aktuale
- Toshkovski: BDI ka mundur në të kaluarën të zbatonte ligjin për uniformat e policisë
- Jep dorëheqjen drejtori i QSUT, Florenc Spaho
- Plani i riarmatimit prej 80 miliardë eurosh i Gjermanisë lë mënjanë armët amerikane
- Kapet në Leshnicë të Epërme duke vjedhur dru zjarri, i konfiskohet automjeti
- Tre persona të dënuar arrestohen në Gostivar dhe rrethinë për vuajtje dënimi me burg
- Vdekja e 7 vjeçares, Komisioni disiplinor ka biseduar me të gjithë mjekët
- Përgjimet e paligjshme 2019–2024 – Prokuroria hesht, deputetët shmangin poligrafin
- Vrasja e paralajmëruar: MPB heton policët që injoruan denoncimet e Kocevës