Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, sot do të marrë pjesë në forumin CEPS Ideas Lab 2018 në Bruksel, i organizuar nga ana e Qendrës për studime politike evropiane.
Siç njoftoi MPJ-ja, është paraparë që Dimitrov të ketë fjalim të tij në dy sesione në ngjarje: “Dilema e Kopenhagës e BE-së: Ruajtja e qeverisjes së të drejtës para dhe pas inkuadrimit?” dhe “Ballkani Perëndimor: gropë e zezë në Evropë?”
Kjo është një prej ngjarjeve kryesore vjetore të CEPS-së, i cili i mbledh liderët më të lartë evropianë dhe krijues të politikave që të diskutojnë për tema dhe çështje të rëndësishme për politikat e tanishme dhe të ardhme të Bashkimit Evropian.
Debati i sivjetmë i titulluar “Evropa – sërish në rrugën e vërtetë”, do të hapet nga kryetari i Komisionit Zhan-Klod Junker, e ndjekur nga një sërë diskutime të eurodeputetëve të theksuar dhe krijuesve kombëtarë të politikave dhe fjalim i përbashkët përfundimtar i ministrit të Punëve të Jashtme të Belgjikës, Didie Rejnders dhe Liljana Pavllova, ministre bullgare për Kryesimin me BE-në, njoftojnë nga MPJ-ja.

