Diplomati Nikolla Dimitrov shkruan se Maqedonisë për dalje nga kriza e thellë politike nuk i duhet që të bashkohen shqiptarët kundër maqedonasve dhe bashkimit të maqedonasve kundër shqiptarëve, transmeton Tetova1.
“Kriza në Maqedoni në esencë është krizë e institucioneve të robëruara që nuk mund të menaxhojnë me indikacionet dhe dyshimet serioze për krim, korrupsion dhe keqpërdorime, krizë e mos ndëshkueshëmrisë në vendin ku sundon lideri dhe jo ligji.
Në këtë kuptim, për dalje nga kriza, Maqedonisë i duhet një qeveri që do t`i mundësoje punë të pandërprerë PSP-së dhe do ta ktheje besimin në institucionet dhe ligjet. Cështjet etnike nuk janë në mesin e bartësve të krizës e cila qartas ka treguar se të gjithë qytetarët janë në anijen e njëjtë.
Nëse i vendoset aksenti agjendave etnike politike në këtë moment, ekziston rreziku që të turbullohet uji në det në drejtimin që do ta humbas kompasin dhe qëllimin bazë-përgjegjësinë. Maqedonisë nuk i duhet bashkim i maqedonasve kundër shqiptarëve, ose shqiptarëve kundër maqedonasve, pasi që në një kontekst të tillë nuk e kemi Maqedoninë.”, shkroi Nikolla Dimitrov në llogarinë e tij në Facebook./TetovaSot/