Shefat e diplomacive të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kocias nga Nju Jorku sot udhëtojnë drejt Brukselit. Ata në bisedimet dy ditëshe nuk kanë arritur që të tejkalojnë dallimet, ndërsa ndërmjetësi i OKB-së, Metju Nimic theksoi se palët kanë mbrojtur interesat kombëtare, por kanë treguar vendosmëri për të zgjidhur kontestin 25 vjeçar.
“Siç e dini, kishim takim dje dhe sot, biseduam për një ditë e gjysmë. Mund të them se kemi punuar shumë. Çështjet janë të definuara dhe të përcaktuara mirë. Mund të them se këto ishin negociata për të cilat kemi punuar shumë”, tha Nimic pas takimit me dy ministrat.
Nimic tha se Dimitrov dhe Kocias do të nisen për Bruksel, ku do të vazhdojnë dialogun dhe shtoi se edhe pse ende nuk ka vendim përfundimtar të dyja palët janë të gatshme të punojnë shumë për të gjetur zgjidhje.
“Negociatat janë intensifikuar ndjeshëm, siç kanë thënë të dyja palët kanë pozita të rëndësishme, janë në pyetje interesat kombëtare. Të dyja palët e njohin rëndësinë e arritjes së një zgjidhjeje dhe janë të vendosur ta bëjnë këtë” shtoi Nimic. (INA)
Data 13.02.2025
Aktuale
- Çfarë po ndodh jashtë BBVA në lidhje me Gjestin? Diçka e madhe po përgatitet për të
- (VIDEO) GJKKO i hoqi masën “arrest në shtëpi”/ Ajola Xoxa del nga ambientet e Gjykatës së Posaçme dhe hesht para mediave
- Hoxha: A po detyrohen LVV dhe PDK të bashkëpunojnë nën presionin ndërkombëtar?
- “Lali, Lali”- Mbështesit e Veliajt bllokojnë fugonin e policisë pas dënimit me burg! Vendosin pankartat mbi makinë
- GJKKO la në burg Veliaj, mbështetësit e kryebashkiakut bllokojnë hyrjen e Gjykatës së Posaçme
- “Mos u dorëzo”, Stresi po përgatit një befasi për Gjestin
- Përse Veliaj nuk mund të hetohej në gjendje të lirë? Ja shpjegimi i ish-prokurorit
- “I kam hyrë në hak familjes! Bashkëshortja ime është kryezonjë”- Zbardhen replikat në GJKKO! Veliaj: Është përndjekur në mënyrë perverse! Prokurori: Veshjet dhe bizhuteritë me kod…