Deklarata e sekretares për çështjeve evropiane të Portugalisë Ana Paula Zakarijash, nuk përfaqëson qëndrimin zyrtar të Lisbonës, deklaroi zv/kryeministri për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrov. Zakarijash një ditë më parë kishte deklaruar se gjuha e Maqedonisë së Veriut dikur ka qenë pjesë e gjuhës bullgare dhe dimensioneve kulturore të të dy vendeve.
– Advertisements –
Deklarata e saj, nëse është transmetuar me përpikëri, edhe në thelb, edhe me metodologji, është tërësisht në kundërshtim me propozimin portugez për gjetjen e zgjidhjes. Në këtë kuptim, kjo deklaratë nuk ndihmon aspak në procesin e ndërtimit të besimit dhe mirëkuptimit të përbashkët. Konteksti dhe momenti janë shumë të ndjeshme dhe prandaj u bëjmë thirrje përfaqësuesve të vendeve që janë të përfshirë në proces, të përmbahen nga çfarëdo kualifikimesh ose sqarime të procesesh që lidhen me çështjet nacionale maqedonase -deklaroi Nikolla Dimitrov, zv/kryeministër për çështje evropiane.
Sipas Dimitrovit, propozimi portugez për zgjidhjen e kontestit mes Shkupit dhe Sofjes përdor qartë formulimin “gjuhë maqedonase” dhe propozon deklaratë unilaterale nga pala bullgare për pozitën e saj rreth kësaj çështje.
Ai shtoi se një ditë më parë, qeveria ka pasur disa komunikime me qeverinë portugeze për deklaratën e sekretares për çështje evropiane.
Morëm konfirmimin se deklarata aspak nuk e pasqyron qëndrimin e Lisbonës i cili mbetet në vijë me propozimin portugez dhe shprehën keqardhje – tha Nikolla Dimitrov, zv/kryeministër për çështje evropiane.