Alsat 2019-09-20T16:03:17+02:00
Për më shumë se dy orë, Agapi Dika në Prokurorinë e Krimit të Organizuar përgjigjej në pyetjet që lidhen me rastin Reket. Dika është Kryetare e Kuvendit të Lidhjes Ndërkombëtare të Boki 13. Shkurtimisht tha se ajo nuk e dinte se Bojan Jovanovski ka punuar në mënyrë të paligjshme, dhe se paratë e dhëna nga biznesmenët për Lidhjen, nuk e di se ku kanë përfunduar ose si janë shpenzuar.
“A mund të na thoni ku kanë përfunduar ato para që janë paguar nga biznesmenët? Nuk e di.Nuk e dini as ju?-tha Agipa Dika, kryetare e Kuvendit të Lidhjes Ndërkombëtare
Pas Dikës, që ka njohuri për rastin “Reket” për të dëshmuar ishte edhe biznesmeni nga fusha e ndërtimtarisë, Zoran Azmanov, i cili para se të hapet hetimi zyrtarisht, akuzoi se Boki 13 e ka zhvatur dhe është munduar ta reketojë.
Kur i telefonova dhe i thash si mundesh paralajmërim të tillë të bësh në emision dhe prej nga i ke këto të dhëna se unë jam mafia ndërtimore, kur nuk kam punuar asnjë biznes me shtetin, nuk kam dhënë asnjë faturë për shtetin dhe anasjelltas. Tha, mos u shqetëso, kam informacione nga Policia financiare dhe Prokuroria Speciale, i kam të gjitha dokumentet dhe nuk duhet asgjë shtesë të hulumtoj, kam çdo gjë dhe mund të bëj çfarë dua”-pohoi Zoran Azmanov, biznesmen.
Në listën e personave që duhet të tregojnë çfarë dinë për rastin “Reket”, prokurorja Ruskoska sot e ftoi edhe shitësen nga brendi i njohur francez “Pjer Garden” në Shkup. Prej atje, Boki 13, përveç rrobave, blen edhe mobile.
Bojan Stojanovski
Loading…




