SPB Tetovë njofton se në Gostivar është djegur një veturë, por nuk ka pasur persona të lënduar.
” Më 05.01.2026, në ora 13:25, në DPB Gostivar është denoncuar se në një parking pranë udhëkryqit të rrugëve “Goce Dellçev” dhe “Vëllezërit Gjinovski” është përfshirë nga zjarri automjeti “Golf” me targa të Gostivarit, pronë e Sh.B. (60) nga fshati Gradec.
Nuk ka persona të lënduar, ndërsa zjarri është shuar nga Njësia Territoriale Kundër Zjarrit në Gostivar.
Ekspertizën në vendngjarje e ka kryer ekipi i DPB Gostivar”, thonë nga SPB Tetovë.


