Një veturë e tipit “Peugeot”, ka marrë flakë derisa ishte në lëvizje në Fushë Kosovë.
Ngjarja ka ndodhur në “Rrugën Dardania” të këtij qyteti, raporton Telegrafi.
Nuk dihet nëse ka të lënduar, ose viktima në këtë aksident. Zjarrfikësit kanë dalur në vendin e ngjarjes, dhe kanë arritur ta shuajnë zjarrin.
Telegrafi përmes telefonit ka provuar të marr informacione nga Policia lidhur me rastin, por ata nuk kanë qenë të qasshëm.
Sapo të sigrojmë infromacione telegrafi do të ju mbajë të informuar për këtë rast. /Telegrafi/