Zjarr mbrëmë la shpërthyer në një banesë në rrugën “Pavle Iliq” në Çair të Shkupit, në pronësi të gjashtëdhjetëvjeçarit B.R. Në zjarrin nuk ka të lënduar.
Ministria e Punëve të Brendshme informoi se zjarri është denoncuar në orën 20:40 në Njësitin për Informacione dhe Komandë. Brigada Zjarrfikëse ka intervenuar dhe zjarri është shuar në orën 21:30.
Po ndërmerren masa për konfirmimin e shkaqeve për zjarrin.

