Dy vetura janë përfshirë nga flakët gjatë ditës së sotme në afërsi të NP “Postat e Maqedonisë”, njofton SHENJA.
Shkaqet se si ka ardhur deri te zjarri ende nuk dihen, ndërsa në videon e bërë nga një dëshmitarë okularë shihet se si ekipet zjarrfikëse kanë intervenuar menjëherë dhe e kanë shuar zjarrin. Siç mund të shihet në video, njëra veturë është dëmtuar thuajse tërësisht.