Periudha e Vitit të Ri sjell një atmosferë të veçantë – një kohë kur jemi më afër njëri-tjetrit, festojmë fillime të reja, duke reflektuar njëkohësisht mbi vitin që po përfundon. Në këto ditë festive gjithmonë kërkojmë dhuratën ideale që do t’i gëzojë më të dashurit tanë. Vlera e vërtetë e një dhurate matet me buzëqeshjet dhe lumturinë që ajo sjell, prandaj pikërisht kjo periudhë është e përkryer për të dhuruar një shans për lumturi.
Oferta e larmishme e biletave instant të Lotarisë Shtetërore, të vendosura në zarfet “Sreќa plus” me dizajne të ndryshme, të destinuara si dhuratë për raste të ndryshme, është pikërisht kjo – një gjest simbolik që në një zarf të vogël mbart mundësinë për fitime të mëdha. Me “Sreќa plus” nuk dhuroni vetëm një biletë lotarie instant – dhuroni momente të mbushura me shpresë, pritje dhe mundësinë që viti i ri të fillojë me surpriza të bukura.
Në një zarf “Sreќa plus” fshihen mundësi për realizimin e shumë dëshirave të Vitit të Ri – banesë personale, makinë, motor dhe fitime të mëdha në para. Lotaria instant e plotëson magjinë e festave, duke sjellë shansin që ëndrrat të shndërrohen në realitet.
Këto festa dhuroni momente lumturie atyre që kanë rëndësi për ju, sepse dhuratat më të bukura janë ato që sjellin shpresë, gëzim dhe besim se surprizat e bukura janë më afër sesa mendojmë dhe na kujtojnë se lumturia është kudo rreth nesh!


