Për të gjashtën herë me radhë, shkolla e mesme e Qytetit të Shkupit “Marija Kiri Skllodovska”, nesër organizon aksion për dhurim gjaku, thotë për Koha, zv. drejtori i kësaj shkolle Vedat Mustafa.
“Aksionin si tradicionalisht edhe kësaj here e organizojmë bashkë me Institutin e mjekësisë, atë transfuziologjisë, Kryqin e Kuq dhe Komunën Çair. Aksioni nis në orën 10 dhe do të zgjasë diku deri në orën 16, mbahet në Çifte Hamam në Çarshi të Shkupit. Njëherit ftojmë gjithë qytetarët që kanë shëndet të plotë ti bashkëngjiten aksionit dhe të dhurojmë gjak për të shpëtuar jetë”, apeloi Mustafa.
Ai gjithashtu tha se do të bëhet edhe promovimi i drejtimeve profesionale të shkollës nga nxënësit e tyre.