Një 39-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi akuzohet për dhunë fizike ndaj ish-bashkëshortes së tij, bashkëjetuesit të saj dhe vëllait të këtij të fundit.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, kur, sipas denoncimit të bërë nga viktima, shtetasja me iniciale B. Xh., ish-burri i saj, së bashku me kushëririn, e kanë sulmuar fizikisht.
Përveç saj, të dhunuar kanë mbetur edhe bashkëjetuesi i saj, F. P., dhe vëllai i tij, E. P..
Në përfundim të hetimeve paraprake, 39-vjeçari me iniciale E. Xh. u vu në pranga nga efektivët e Komisariatit të Policisë, ndërsa bashkëpunëtori i tij, shtetasi G. L., 30 vjeç, është shpallur në kërkim.
Policia ka nisur procedurat për dokumentimin e plotë të ngjarjes, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin E. Xh., 39 vjeç, si dhe shpallën në kërkim shtetasin G. L., 30 vjeç(kushuriri i 39-vjeçarit) pasi ndaj tyre ka kallëzuar shtetasja B. Xh(ish-bashkëshortja e shtetasit E. Xh), se 39-vjeçari mbrëmjen e djeshme në Astir ka ushtruar dhunë ndaj saj si dhe sëbashku me kushuririn e tij kanë goditur me grushte bashkëjetuesin e saj dhe vëllain e bashkëjetuesit shtetasit, F. P dhe E. P.
Në vijim të veprimeve për rastin u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit F. P dhe E. P, pasi gjatë konfliktit mbrëmjen e sotme kanë goditur me grushta shtetasin E. Xh.