V.V.(34) nga fshati Stenje i Resnjës ka denoncuar se rreth orës 11:00 në Shkup, në rr.”Skupi 6″, saktësisht në kompleksin banesor “Shën.Jovani”, derisa ka qenë në vendin e tij të punës, kanë ardhur dy persona, kanë hyrë në zyrën e tij, e kanë mbyllur derën dhe kanë nxjerë disa dokumente, duke i kërkuar të nënshkruajë.
Dokuemntet kanë qenë në lidhje me ndërprerjen e marrëdhënieve të punës dhe marrëveshje me ndërmarrjen ku V.V. ka qenë drejtues, që të largohet nga e njejta. Pasi që V.V. ka refuzuar të nënshkruajë, njëri nga ato persona e ka kapur dhe ka filluar ta ngulfasë, derisa tjetri e ka goditur me grushta. Në një çast, njëri prej tyre ka nxjerrë pistoletë dhe është kërcënuar, kur V.V. nga frika ka nënshkruar dokuemntet me nënshkrim të ndryshëm nga ai që ka.