25 October
Në Maqedoni gjatë tre viteve të fundit janë vrarë 15 gra nga partnerët, ish partnerët ose burrat e tyre. Kjo qëndron në analizën e Rrjetit Nacional Kundër Dhunës ndaj Grave, sipas së cilës, sulmet më të shpeshta ndaj grave ndodhin në shtëpitë e tyre, duke e bërë kështu shtëpinë vendin më të pasigurt për gjininë femërore. Nga rrjeti kundër dhunës thonë se në shumicën e rasteve të vrasjeve, viktimat paraprakisht kanë paraqitur rastet në polici, por sipas tyre, institucionet kanë qëndruar duarkryq në parandalimin e vrasjeve.
Në të shumtën e rasteve viktimat e kanë paraqitë dhunën në polici ose ne qendrën për punë sociale, por reagimi i institucioneve nuk ka qenë i duhur. Nuk janë ndërmarrë masa të duhura, nuk është vërejtur rreziku në kohë dhe ka ardhur deri te vrasj- tha Elena Dimushevska, drejtoreshë e Rrjetit Nacional Kundër Dhunës ndaj Grave.
Kritika ndaj institucioneve shtetërore për mos parandalimitn e vrasjeve të grave, drejtoi edhe përfaqësuesja e lartë e UNDP-së, Luisa Vinton.
Këta janë abuzime që mund të parandalohen. Pas thuajse çdo vrasjeje, ekziston një varg i gjatë njerëzish dhe institucionesh që kanë ditur diçka, por që kanë dështuar që ta parandalojnë atë- tha Luisa Vinton, përfaqësuese e UNDP-së.
Nga Ministria për Punë dhe Politik Sociale thonë se kanë formuar grup punues për ratifikim të Konventës së Stambollit kundër dhunës në familje. Nga Rrjeti Nacional Kundër Dhunës ndaj Grave shprehen se ekipet e Qendrës për Punë Sociale nuk janë kompetent për raste të dhunës dhe se të njëjtit, nuk kanë ku t’i drejtojnë personat e dhunuar. Në të gjithë Maqedoninë ka vetëm një zyrë të specializuar për këshilla psikologjik dhe social.
Besian Leka

