21 May
Sindikata e Pavarur Policore kërkon që ministria e Brendshme të ndalojë siç e quajnë ata, gjuetia ndaj pjesëtarëve të policisë dhe pezullimet për shkak të ngjarjeve më 27 prill në Kuvend. Nga ky Sindikatë kërkuan që Çavkov të jep përgjegjësi për të gjitha veprimet dhe procedimet që po bëhen ndaj policëve. Nga kjo sindikatë njoftuan se do të kërkojnë takim me ministrin e brendshëm Agim Nuhiu për të biseduar rreth pezullimeve në MPB. Për zhvillet e 27 prillit në Kuvend, deri më tani janë pezulluar mbi 21 policë, përfshi këtu edhe agjentë të DSK dhe eprorë të njësive policore pran MPB-së.
Drejtori i Byrosë së Sigurimit Publik Mitko Çavkov nuk do të mund të shpëtojë pavarësisht se po bëhet gati të ikë nga posti dhe policët e thjeshtë t’i lejë duke vuajtur bashkë me familjet e tyre si pasojë e mos marrjes së rrogave të plota – deklaroi Goce Dellçev Todev, Kryetar i SPP-së.
Alsat-M

