Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë parashtroi propozime për përcaktimin e masave për siguri kundër tre personave për parregullsitë që kanë ndodhur javën e kaluar në Kuvend dhe të cilët u arrestuan të martën nga MPB-ja. Për një person është parashtruar propozim për masën paraburgim, ndërsa për dy janë propozuar masa për kujdes. Nga Prokuroria informojnë se në Prokurorinë Themelore Publike Shkup në mënyrë detale shqyrtohet dorëzimi i video materialeve dhe atyre për dëshmi për parregullsitë në Kuvend, me qëllim të konfirmimit të fakteve dhe përgjegjësisë penale të personave të përfshirje.
Për një person për të cilin MPB-ja dorëzoi njoftim, kumton PPRM-ja, prokuroria vlerëson se ekziston dyshim bazë se ka bërë vepër penale “pjesëmarrje në turmë” që do të kryejë vepër penale nga neni 385 dhe “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm” nga neni 288 nga Kodi penal. Për personin e dyshuar deri te gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën themelore Shkupi 1 Shkup, prokurori kompetent publik parashtroi propozim për përcaktimin e masës së paraburgimit. Për dy persona, prokuroria informon se ka vlerësuar se ekziston dyshim bazë se kanë bërë vepër penale -” pjesëmarrje në turmë” që do të kryejë vepër penale nga neni 385 nga Kodi penal dhe për ta deri te gjykatësi i procedurës paraprake është parashtruar propozim për përcaktimin e masave të kujdesit. Siç informoi MPB-ja, në fuqi ende janë urdhëresat qendrore për tetë persona, pas të cilëve policia po heton. Deri më tani nga 12 të arrestuarit, për gjashtë prej tre është shqiptuar masë e paraburgimit në kohëzgjatje prej tetë ditëve, për një person masë e paraburgimit shtëpiak dhe për dy persona masë e kujdesit. SPB Shkup në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike deri më tani ka parashtruar kallëzime penale për 20 persona të identifikuar – pjesëmarrës në trazirat në Parlament.

