Prokuroria e Marko Zërlevskit ka ftuar deputetët e rrahur në bisedë për të dëgjuar dëshmitë e tyre mbi dhunën e ushtruar nga protestuesit. Ftesat i janë dërguar sekretarit të përgjithshëm, Zharko Denkovski. Prokuroria nuk tregon cili nga deputetët është ftuar për të shpjeguar se çfarë ka ndodhur saktë para shtatë ditëve në pres-qendrën e Kuvendit, në momentin kur janë futur protestuesit e dhunshëm. Tani për tani nuk është ftuar asnjë gazetar dhe punonjës mediatik të cilët gjithashtu ishin në shënjestër të dhunuesve. Prokuroria tashmë disa ditë nuk jep informacione nëse vepron sipas kërkesave të policisë lidhur me atë nëse do të kërkojë paraburgim edhe për organizatorët e protestave të nismës “Për Maqedoni të përbashkët”. Gjithashtu nuk ka përgjigje nga zyra e Zvërlevskit nëse vepron sipas njoftimit të MPB-së dihet identiteti i personave që i kanë hapur dyert e Kuvendit për protestuesit të cilët hyjnë pa pengesë në Kuvend dhe rrahën deputetët. Alsat M tashmë ka publikuar se deputetët Kërsto Mukoski dhe Sasho Vasilevski kanë hapur dyertt, ndërsa deputeti Johan Tarçullovski ka udhëzuar turmën për tek salla e mediave ku gjendet deputet.
“Në vazhdimësi ndërmerren masa dhe dëgjohen njerëz”, thanë nga Prokuroria Themelore Publike.
Me kërkesë të Prokurorisë së Marko Zvërlevskit, sot është caktuar paraburgim tetë ditor edhe për dy persona si dhe dy masa kujdesi. Deri më tani gjithsej janë arrestuar 15 persona. Tetë prej tyre me vendim të Zvërlevskit gjenden në burgun e Shutkës. Ndaj një inspektori të DSK-së është shqiptuar masa e arrestit shtëpiak, ndërsa katër persona ballafaqohen me masa kujdesi. Policia heton se cilët nga personat me maska në Kuvend ka qenë polic. Prokuroria nuk ka qëndrim për atë se nëse dhe çfarë masa do të ndërmerr për të gjithë personat publik të cilët në ditën e enjte ishin në Kuvend. Sipas filmimeve dhe fotografive, atë natë nëpër korridoret e Kuvendit janë ishin edhe ish deputetë të VMRO-DPMNE-së, tani në poste të larta si drejtorë dhe gazetarë. Alsat M ka siguruar fotografi të një personi i cili është filmuar duke hyrë në Kuvend së bashkë me turmën e më pas i njëjti filmon kur katër protestues që tërheqin zvarrë nëpër korridor deputetin Zijadin Sela. Para pesë ditëve Alsat M publikoi se me instruksione nga sigurimi i ish kryetarit Trajko Veljanovski, Goran Gjoshevski protestuesit i drejton kah pres-qendra, ku gjendeshin deputetët e LSDM-së. Se cak ishin Zaev dhe Sela dëshmojnë edhe materialet e shumta nëpër rrjetet sociale. Në njërën prej tyre shihet se si protestuesit e anashkalojnë deputetin Artan Grubi. Ai komunikon me njërin prej tyre dhe në mënyrë miqësore përshëndetet duke rrahur shpinën. Mes tjerash, Alsat M tashmë publikoi se të paktën dy pjesëtarë të policisë sekrete kanë fshirë videot nga kamerat e sigurimit, por edhe se ekziston video dëshmi se kanë pasur për qëllim t’i shkatërrojnë gjurmët që tregojnë dhunën e organizuar.
Bojan Stojanovski

