Shërbimi i epidemiologjisë ka bërë të njohur rezultatet e analizave të ujit të pijshëm në Bulqizë, pasi dhjetëra qytetarë përfunduan në spital një ditë më parë me shenja helmimi.
Sipas analizave të kryera, ka rezultuar se uji është i konsumueshëm.
Mësohet se mostra për kryerjen e analizave është marrë në shtatë vende të ndryshme.
Kujtojmë se fillimisht u dyshua për një përzierje mes ujit të pijshëm dhe ujërave të zeza.