Ndryshimet e 30 ligjeve do të jenë të parët që do të shqyrtohen në seancën e parë të sotme qeveritare. Kryeministri Zoran Zaev shprehet se do të shqyrtohen masat për anulimin e taksës radiodifuzive, kthimin e tarifës së lirë të energjisë elektrike, import të zvogëluar të rrymës, pako të masave sociale për kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve. Një pjesë e këtyre masave, sipas Zaevit do të realizohen menjëherë derisa për realizimin e pjesës tjetër do të duhet të pritet rishikimi i buxhetit.
Diku nga vjeshta duhet doemos të ndiqet rishikimi i buxhetit për një arsye të thjeshtë meqë kemi politika të ndryshme, program qeveritar dhe ngjashëm. Por, megjithatë kjo varet nga kondicioni momental, likuiditeti i buxhetit të RM-së – kryemistri Zoran Zaev.
Ekspertët ekonomik shprehen se qeveria do të duhej urgjentisht të bëjë rishikimin e arkës shtetërore. Ish ministri i financave Petar Goshev konsideron se tani vendit i nevojitet buxhet zhvillimor që Maqedonia nuk e ka pasur prej pavarësimit e deri më sot. Ai konsideron se ministri i financave, Dragan Tevdovski do të duhej t’i shkurtojë të gjitha investimet joproduktive kapitale, por edhe të përcaktohet borxhi i përgjithshëm i qeverisë.
Qeveria e re sa është e mundur më shpejtë të bëjë rishikimin. Sa kohë do t’i nevojitet për të bërë përcaktimin e defekteve në shpenzimet, përcaktimin e borxhit të përgjithshëm se sa është ai, dhe të bëjë një rekapitular të çdo gjëje, e njëherësh të merren vesh me kreditorë se prej ku dhe sa do të huazojnë, çfarë aranzhmanesh do të vendosin – Petar Goshev, ish ministër i financave.
Kryeministri Zoran Zaev tha se e di gjendjen e arkës shtetërore, por megjithatë në seancën e sotme qeveritare do të kërkojë informata më të hollësishme nga ministri i financave Dragan Tevdovski, llogaridhënie për kondicionin e buxhetit. Llogaridhënie dhe referim për vlerësimet e para të të gjitha ministrive do të duhej të japin edhe ministrat tjerë në seancën e sotme qeveritare.
Verica Pavlloska