Policia e Korçës njofton se ka vënë në pranga një 61-vjeçar nga ky qytet, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur.
Bëhet fjalë për shtetasin Jani Kallanxhi, i cili disa ditë me parë, ka kërkuar ndihmë ekonomike nëpërmjet një emisioni investigativ, ndihmë e cila ju dha nga shërbimi social në ushqime dhe strehim.
Por prokuroria në bazë të dyshimeve, ka kërkuar të ndalohet 61-vjeçari. Për tre ditë ai ka qenë nën vëzhgim dhe hetimet ende vijojnë në lidhje me rastin e rëndë. Mësohet se nëna e 6-vjeçares është me probleme të shëndetit mendor, ndërsa vajza e mitur ka pësuar humbje të shikimit në njërin sy.



