Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me plagosjen e ndodhur në Tiranë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pak pas mesnate, në një hotel në zonën e Saukut.
Gazetarja Klodiana Lala raporton se e reja është transportuar në spital nga një punonjës i hotelit.
Ende nuk dihet identiteti i vajzës por mësohet se ajo është studente.
Sa i përket autorit, ai ende nuk është identifikuar, por është larguar menjëherë nga vendngjarja.
Forca të shumta policie kanë mbërritur në zonë dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.


