Detaje të reja kanë dalë në dritë nga grabitja që ndodhi pasditen e djeshme në një argjendari në Gjirokastër. Mësohet se kanë qënë katër persona të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin grabitën dyqanin. Organizatori i tyre, Armando Mevlani është ish-bashkëshorti i shitëses së argjendarisë.
40-vjeçari është shpallur në kërkim nga policia e Gjirokastrës. Autorët u futën në dyqanin i cili ndodhet në lagjen ’18 shtatori’ me maska dhe pistoleta, ku dhe kanë marrë një sasi të konsiderueshme sendesh me vlerë. Autorët kanë kërcënuar shitësen, e pasi kanë marrë sendet me vlerë janë larguar nga dyqani me një makinë të bardhë, tip ‘Golf’./dosja



