Për momentin nuk ka vende pune të humbura në mesin e kompanive që operojnë në Zonat e Zhvillimit Industrial Teknologjik (ZZHIT) si pasojë e luftës në Ukrainë, kështu tha në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, drejtori i ZZHIT-së, Jovan Despotovski.
“Sigurisht që situata është absolutisht shqetësuese, kemi një konflikt luftarak rreth 1000 kilometra nga Shkupi. Po ndjekim me vëmendje…ajo që kemi si të dhëna për momentin, tregon se kemi një tendencë pozitive të qëndrueshme zhvillimesh në zona. Efektet dhe pasojat e krizës do t’i përcaktojmë në momentin kur do t’i kemi të dhënat për muajin mars”, tha Despotovski.