Mbrëmë policia ka zhvilluar një aksion, duke bastisur disa objekte në fshatin Batincë të Shkupit, në përpjekje për të kapur një të dyshuar për vrasje – por pa sukses. Edhe pse kishin informacione se ai gjendej në vendbanimin e tij në fshatin Batincë, nuk arritën ta arrestojnë. Aksioni vazhdon thonë nga policia. I dyshuari M.XH. dyshohet për vrasjen e oficerit të ARM-së A.M, 49 vjeç më 11 korrik 2025.
“Nga marrja e mëparshme e informacioneve, shërbimet policore kompetente nga MPB gjatë ditës së djeshme, kanë vepruar në regjionin e Shkupit, me qëllim të privimit nga liria një person, për të cilin ka të lëshuar një fletëarrest vendor dhe një ndërkombëtar për vepra të rënda penale. Aktivitet vazhdojnë në terren me qëllim të gjetjes dhe të arrestimit të personit me interes të lartë”, tha Goce Andreev, zëdhënës i MPB-së.
Data 17.03.2026
Aktuale
- Gjykata e Tetovës amnistoi “Vojvodat” që rrahën dy nxënës shqiptarë
- Bllokohen mbi 1 ton mish e djathë, AKU gjobit “Bonum” dhe “KMY”: U konstatuan shkelje të rënda higjienike! Baxhos i pezullohet aktiviteti
- 19-vjeçarja nga Tetova dyshohet se u keqtrajtua për një kohë të gjatë nga babai
- Kthesë në rastin e vajzës që ra nga ballkoni në Tetovë, policia zbulon të dhëna të reja
- E mashtroi përmes rrjeteve sociale, tetovarja mbetet pa para dhe pa mobilje
- I arratisuri për fajde në Prizren kërkohet edhe për tentim vrasjen e janarit
- Ngjarje e rëndë: Dy fëmijë 3 dhe 4 vjeç helmohen nga një helm për bujqësi
- Aksident me vdekje në Tiranë, autoboti përplas gruan që po lëvizte me motor elektrik!


