“Ndjeva se shpejtësia mbi të lejuarën, sepse ne që jemi shoferë dhe që ngasim vetura e dimë si është. Kam parë që shpesh tejkalonte veturat dhe vazhdonte me të njejtën shpejtësi”. Kështu thotë në dëshminë e tij, Betim Ameti, raporton SHENJA.
Ai më tej tha se nga kompania “Durmo Turs” shpesh kanë mbetur të pakënaqur.
“Nuk kemi qenë të kënaqur me shërbimet e kësaj kompanie. Ka pasur shpesh prishje të autobusëve, nuk ju punonin dyert, nuk kishte as ngrohje, as ftohje. I njejti shofer para diku 5-6 muajsh ka pasur një aksident tjetër por nuk është paraqitur në polici”, ka shtuar ai.