Protestuesit më 27 prill është dashur të hyjnë në parlament dhe të shkaktojnë kaos me të cilin do ti sigurohej alibi presidentit për të shpallur gjendje të jashtëzakonshme. Ky ka qenë plani i pushtetit të kaluar për zhvillimin e ngjarjeve të 27 prillit sipas dëshmitarit Nikolla Vojminovski, tashmë i dënuar për dhunë ndaj Zijadin Selës. Vojminovski që po vuan burgun prej 13 vitesh, tha se kishte dëgjuar me veshët e tij një bisedë mes ish zëvendës ministrit të brendshëm Oliver Andonov dhe deputetit të akuzuar Luben Arnaudov duke bërë planin se si ti japin fundit shumicës së re parlamentare.
Nikolla Vojminovski, dëshmitar
“Unë disa herë kam shkua në protesta me Oliver Andonovin. Një ditë para hyrjes në Parlament, tek objekti i “Avers”, e takuam deputetin Luben Arnaudov. Ata biseduan me Oliverin dhe thanë se dalja e vetme nga kjo situatë është që të hapen dyert dhe populli të hyjë brenda në Kuvend, dhe të bëhet ajo që tashmë u bë. Ndërsa më pas, presidenti Gjorge Ivanov duhej të shpallë gjendje të jashtëzakonshme. Dhe ashtu edhe ndodhi, përveç gjendjes së jashtëzakonshme”
Vojminovski shpjegoi se ai kishte hyrë në Parlament, pasi kishte hyrë turma e njerëzve. Kishte parë pjesëtarë të DSK-së, të sigurimit të Nikolla Gruevskit, me radiolidhje, armatim e të tjera. Nikolla
Vojminovski, dëshmitar
“Brenda ishte kaos. Mes popullit kishte persona me radiolidhje, armatim dhe amblema. Amblemat ishin të DSK-së, e njoh mirë shenjën e tyre. Një prej tjetër ishin pjesëtarë të Nikolla Gruevskit. Kishte edhe persona të maskuar që kishin shenja zyrtare. Pastaj e takova Sasho Vasilevskin, ai më tha shko se po të thërret Luben Arnaudov, ndërsa unë e pyeta Arnaudovin se si të dalë prej atij kaosi. Ai vetëm ma drejtoi gishtin kah turma ku kishte armatim dhe njerëz me maska”

