Menduh Thaçi akuzohet nga gazetari austriak Norbert Mappes-Niediek (korrenspodent i “Die Zeit” dhe “Financial Times Deutschland” dhe autor i disa librave nga sfera e gazetarisë hulumtuese) se në kulmin e luftimeve në vitin 2001, ai paska paguar 8 milionë marka gjermane që grupi i UÇK-së në shkëmbimin e zjarrit mes forcave të armatosura maqedonase, ta braktisë kalanë e Tetovës.
Lind pyetja: Ku i gjeti Menduh Vojvoda 8 milionë DM në vitin 2001, të cilat sot duhet ta kenë vlerën e 80 milionëve?!
Ai gjithashtu nga autori apostrofohet si i inkriminuar në biznese të fëlliqta, kontrollues i kanaleve të kontrabandës së cigareve, reketues dhe shantazhues (Mafia e Ballkanit, fq. 17)
17 vjet nga botimi i librit, Menduh Vojvoda ende asnjë fjalë nuk e ka thënë për këto akuza të rënda, që vijnë nga një gazetar autoritativ ndërkombëtar, i cili në kohën e luftës për 6 muaj i ka ndjekur luftimet nga Tetova.
Nga ana tjetër del dhe e drejton gishtin, me fabrikime të ulëta, ndaj SHB Logos A, e cila, për dallim nga Menduh Vojvoda, nuk e ka rrjepur popullin shqiptar, por e ka ndarë me të edhe bukën e gojës./multinfo