20 August 2018 / 16:27
Kreu aktual i KSHZ-së Oliver Derkovski shprehet i bindur se gjithmonë ka punuar në pajtim me ligjin, pavarësisht se siç tha vet ai ka pasur momente kur persona të caktuar kanë kërkuar që të veproj në kundërshtim me Ligjin. Këto komente Derkovski i bëri pasi gjatë ditës së sotme, gjatë seancës për rastin “Titanik”, ai ishte pjesë e materialeve të përgjuara, ku u dëgjua se si ish ministri i transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievsk i jep urdhër gjatë zgjedhjeve të vitit 2011, kur ai ishte drejtor i Hekurudhave të Maqedonisë.
Mund të them se gjatë viteve të kaluara jam dëgjuar me shumë njerëz në telefon, dhe njerëz të ndryshëm kanë kërkuar prej meje diçka dhe çfarëdo ideje ka ekzistuar, megjithatë unë mund të them me përgjegjësi se gjithmonë kam funksionuar sipas rregullave pozitive ligjore. Dhe sigurisht kam vepruar edhe atëherë kur prej meje është kërkuar ndoshta edhe diçka që nuk ka qenë në përputhje me Ligjin. Unë gjatë gjithë kohës që kam punuar, kam funksionuar duke i respektuar Ligjet e Maqedonisë dhe do të vazhdoj ashtu. Bëhet fjalë për procedurë gjyqësore dhe nuk është mirë të komentojë” – tha Oliver Derkovski, kryetar i KSHZ-së.


