Deri të shtunën moti do të jetë i qëndrueshëm me rritje të temperaturës së ajrit. Të dielën pasdite do të ketë paraqitje lokale të shiut të rrëmbyeshëm dhe bubullimave, ndërsa në fillim të javës së ardhshme pritet moti të jetë i paqëndrueshëm në disa vende.
Temperatura minimale e mëngjesit do të jetë në interval prej 6 deri 14 gradë, ndërsa maksimalja e ditës prej 24 deri 32 gradë.