Ditmire Shehu nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka qenë mysafir në “10 minuta” në TV21.
Ka sqaruar se afati i fundit për dorëzimin e kandidaturave për president është 19 marsi kurse për deputetë, 2 prilli.
“Mbledhja e nënshkrimeve fillon më 23 shkurt dhe zgjat deri më më 8 mars deri në ora 24:00 kur paraqitet lista për kandidatët për president. Kur flasim për grup zgjedhësh, atëherë duhet të paraqiten më së paku 10 mijë nënshkrime. Afati i fundit për dorëzimin e listave për president është deri më 19 mars deri në ora 24:00, kurse për deputetë është deri më 2 prill ora 24:00”, njoftoi mes tjerash Shehu.