Kryeministri Hristian Mickoski përsëriti se këtë javë pret takim me Sindikatën e AOJSHQ-së në të cilin duhet të bisedohet për kërkesat për pagesën e shtesave të pagave prej 30 për qind dhe nënshkrimin e marrëveshjeve kolektive.
Sipas tij, ajo çështje do të shqyrtohet edhe në mbledhjen e Këshillit Ekonomik – Social.
“Të presim si do të jenë bisedimet dhe pastaj të nxjerrim konkluzione”, theksoi Mickoski duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në konferencën e sotme për media në Qeveri.
Ai theksoi se ka marrëveshje të përgjithshme kolektive, e cila është e vlefshme dhe në fuqi dhe se Qeveria në mënyrë transparente ka treguar për nënshkrimin e marrëveshjes kolektive me sindikatat në arsim dhe në shëndetësi.
“Ajo është pranuar, shtypur, arkivuar dhe është parashikuar në buxhet së bashku me rritjet ligjore që janë pjesë e marrëveshjes së përgjithshme kolektive. Në këtë buxhet, në këtë gjendje, nuk mund të përballojë rritje të tilla dhe përmbajtje të tilla të atyre marrëveshjeve kolektive. Duhet të ulemi për të negociuar dhe biseduar. Ashtu siç bëmë me sindikatat në arsim dhe shëndetësi. Pas bisedimeve disa javëshe, muajshe diskutuam dhe përfundimisht arritëm një marrëveshje dhe ia kumtuam publikut. Kjo qeveri nuk funksionon nën diktat dhe ultimatume. Kjo qeveri funksionon në bazë të parimeve dhe kompromiseve. Kur të ketë kompromis, opinioni do të informohet”, theksoi Mickoski.
Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska Koçoska sqaroi se kur janë marrë vendimet për nënshkrimin e marrëveshjeve me shëndetësinë dhe arsimin, qasja nuk ishte e njëjtë.
“Paga mesatare në arsim ishte në nivelin më të ulët të mundshëm dhe turp për vendin. Kjo ishte diçka që u harrua nga qeveria e mëparshme. Por ndërkohë, të gjithë ne që kemi fëmijë kritikojmë mësuesit dhe profesorët. Shkoi prej andej. Nëse keni një buxhet të kufizuar, fillimisht shkoni për të zgjidhur problemet ku dikush ka fjetur prej vitesh. Kur folëm për shëndetësinë, qasja ishte krejtësisht e ndryshme sepse paga mesatare atje ishte shumë më e lartë se në arsim. Ne po flasim me secilën nga ato sindikata individualisht dhe siç tha presidenti do të diskutojmë për marrëveshjen e përgjithshme kolektive dhe do t’ju informojmë së shpejti se çfarë mospërputhje ka, kështu që të gjithë do të habitemi”, tha ministrja e Financave.
Të punësuar nga disa ministri, Enti Shtetëror i Statistikave dhe Arkivi Shtetëror prej 14 deri 17 janar të këtij viti mbajtën disa protesta paralajmëruese para MMJPH dhe ministrive të Kulturës dhe të Financave, duke kërkuar nënshkrimin e marrëveshjeve kolektive dhe pagesën e 30 për qind të shtesave për paga.