Ministria e Drejtësisë dërgoi në Turqi kërkesën për ekstradimin e Ljupço Palevskit, e cila përmes MPJ-së, në rrugë diplomatike do tu përcillet autoriteteve turke.
Dokument origjinal është dërguar përmes DHL deri te Ministria e Drejtësisë së Republikës së Turqisë dhe në verzion të skenuar është dërguar në INTERPOL. Presim bashkëpunim me autoritetet gjyqësore të Republikës së Turqisë, procesim në kohë dhe veprim nga ana e tyre në periudhë më të shkurtër të mundshme. Ministri Krenar Lloga ka nënshkruar dje kërkesën për ekstradim, me të cilën filloi procedura e ekstradimit të Ljupço Palevskit. Gjatë ditës së sotme, të gjitha shkresat dhe dokumentet e nevojshme në mënyrë eksprese janë përkthyer në gjuhën turke, pas së cilës kërkesa për ekstradim u është dërguar autoriteteve turke. /SHENJA/
Data 07.07.2025
Aktuale
- Muaji i parë i Aliut në Shëndetësi: “Vendosëm themelet për një sistem më funksional”
- Tragjedi në Gjorçe Petrov të Shkupit, nga zjarri humb jetën një person
- Kujdes me ushqimin, është koha e helmimeve!
- Mickoski: Zgjedhjet lokale pritet të mbahen më 19 tetor
- Gjermania dhuron pajisje teknologjike për Policinë Shqiptare, Proda: Rrisin efikasitetin në detyrë
- Tentoi të trafikojë armë në Shqipëri, arrestohet 28-vjeçari nga Prizreni në pikën kufitare të Morinës
- Zgjedhjet e ardhshme lokale do të shpallen më 7 ose 8 gusht
- Arrestohet për grabitje të rëndë një i ri nga Negotina