Deputetja e koalicionit VLEN, Imerlije Saliu, ka bërë thirrje për ruajtjen e vlerave familjare. Në një postim në rrjetin social facebook, ajo shkruar se askush nuk ka të drejtë të minojë vlerat morale të një shoqërie të tërë me retorikë të zbrazët e modele që s’kanë lidhje me realitetin tonë kulturor.
“T’i ruajmë vlerat familjare!
Në një kohë kur mediat dhe rrjetet sociale po mbushen me debate destruktive që në emër të “progresit” dhe “lirisë” relativizojnë gjithçka, është më se e nevojshme të mbrojm vlerat e familjes.
Nuk ka asgjë të gabuar kur fëmijët rriten pranë gjyshërve e të afërmve, përkundrazi, aty mbillet dashuria, besimi dhe përkatësia. Këto janë themelet që nuk guxojmë t’i shkatërrojmë në emër të ideve të çastit që promovojnë shthurjen si liri, e deri aty sa fëmijët të ndahen edhe nga njëri prind ose “është jeta ime e bëjë ç’të dua”.
Askush nuk ka të drejtë të minojë vlerat morale të një shoqërie të tërë me retorikë të zbrazët e modele që s’kanë lidhje me realitetin tonë kulturor.
Si nënë, si përfaqësuese e popullit, si bijë, zgjedh të mbroj vlerat që na nderojnë mbrenda asaj që na ka ngritur e na ka dalluar si popull FAMILJEN E SHËNDOSH!”, ka shkruar deputetja Saliu.
Data 16.03.2026
Aktuale
- Shkencëtarët zbulojnë “shqisën e shtatë” te njerëzit
- Ai që lindi nga e qeshura: Një bisedë me Is’hakun a.s.
- 91 kundërvajtje në komunikacion në Shkup, konfiskohen motoçikleta, shtatë kallëzime penale për drejtim të pakujdesshëm
- Vetëflijimi nuk mjafton – dhimbja duhet të bëhet mësim sistemik
- Analizë: Pse BDI dhe Ali Ahmeti janë kaq të heshtur përballë qeverisë?
- Ngjarje e rëndë në Çair: 16-vjeçari sulmohet dhe plagoset para një hoteli
- Të martën do të realizohet një tjetër fluturim për evakuimin e shtetasve të Maqedonisë nga Lindja e Mesme
- Të martën fluturim i radhës për evakuimin nga Lindja e Mesme


