Deklaratave të ministrit të Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, i cili denoncoi mungesën e shqiptarëve në institucionet shtetërore. Në një status të publikuar në rrjetet sociale, Haxhiu e krahason Osmanin me një “zjarrvënës që ankohet pse po digjet shtëpia”.
Sipas saj, Osmani është përfaqësuesi simbolik i një regjimi që për dy dekada ka shantazhuar shqiptarët përmes kontratave në vepër dhe i ka përdorur vetëm për vota. “Pas zgjedhjeve, nuk ua hapte më as telefonin,” shkruan ajo.
Deputetja thotë se partia e Osmanit është përgjegjëse për krijimin e këtij realiteti diskriminues dhe nuk ka më kredibilitet moral për të denoncuar pasojat e veprimeve të veta.
“Shqiptarët nuk kanë nevojë më për një mashtrues që tallet me dhimbjen që vetë e ka shkaktuar,” vijon Haxhiu, duke shtuar se tashmë qytetarët kërkojnë drejtësi dhe përfaqësues që nuk i bëjnë të luten për barazi.