Në cilësinë e Zëvendëskryetares së Komisionit për Politikë të Jashtme dhe Tregti të Jashtme, deputetja Arbana Pasholli nga rradhet e Frontit Evropian si dhe nenkyetare e BDI-së, mori pjesë në Samitin për Rindërtimin e Ukrainës, i cili u mbajt në Washington D.C. më 13–14 shtator 2025. Ky samit bashkoi liderë globalë, investitorë dhe partnerë ndërkombëtarë për të diskutuar mbi energjinë, mbrojtjen dhe investimet, duke garantuar një të ardhme më të sigurt e më të ndritur për Ukrainën.
Samiti u organizua nga Komiteti i Samitit për Rindërtimin e Ukrainës, i kryesuar nga Alexander Szkardalek dhe RDML (Ret) Mike Hewitt, dhe u mbajt në MGM National Harbor në Washington D.C. Gjatë këtij samiti, u diskutuan projekte investimi në infrastrukturë, energji, mbrojtje dhe teknologji, me fokus në rinovimin e Ukrainës pas luftës. Pjesëmarrësit nënshkruan marrëveshje dhe angazhime për të mbështetur procesin e rindërtimit të vendit.
Në fjalën e saj, deputetja Pasholli theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar për rindërtimin e Ukrainës dhe angazhimin e bashkësisë ndërkombëtare në këtë proces. Ajo shprehu gatishmërinë e RMV për të kontribuar në projekte të përbashkëta dhe për të mbështetur Ukrainën në rrugën e saj drejt stabilitetit dhe zhvillimit.
Ky samit shënoi një hap të rëndësishëm në forcimin e lidhjeve ndërkombëtare dhe në promovimin e një të ardhmeje të qëndrueshme për Ukrainën.
Data 07.02.2026
Aktuale
- Ndahet nga jeta i riu nga Reçica e Madhe, Salajdin Bajrami
- VMRO-DPMNE: Hipokrizi nga LSDM, kundër ‘Safe City’, por kërkojnë ndëshkim për vozitje pa leje
- VMRO-DPMNE: LSDM me standarde të dyfishta për projektin “Safe City”
- Dimitrievski: Jam i kënaqur me rrogën që marr, por nuk jetoj nga ajo
- Marihuana e sekuestruar në Shkup dhe Strumicë vlerësohet mes 50 dhe 270 milionë euro
- Musa: Partneriteti i barabartë, themeli i suksesit të VLEN-it
- Risitë dhe kushtet e “rënda” në Ligjin për arsimin e lartë, profesorët s’do e kenë lehtë, rektori me mandat më të gjatë
- Arrestimi i tre personave për përdorim të parave të falsifikuara në Ferizaj



